Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon mbledhjen e parë për vitin 2026

Sport | 9 muaj më parë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi më 11 shkurt në Bruksel mbledhjen e parë për vitin 2026, një ditë përpara Kongresit të 50-të të Zakonshëm të UEFA-s.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, u prezantua përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030, që synon të ndërtojë mbi progresin e rëndësishëm të arritur deri më tani dhe të forcojë fokusin në veprimin kolektiv, matjen e rezultateve dhe përgjegjshmërinë në të gjithë ekosistemin e futbollit europian.

Strategjia e përditësuar ruan vizionin e saj origjinal, duke theksuar më tej impaktin social, respektin për mjedisin dhe menaxhimin e përgjegjshëm në organizimin e eventeve dhe infrastrukturës së futbollit.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe krijimin e një çmimi vjetor për arbitrin dhe arbitren më të mirë të vitit, duke vlerësuar performancat e tyre në kompeticionet e UEFA-s dhe do të nxjerrin në pah rolin e arbitrit si ambasador i federatës përkatëse kombëtare.

Kjo iniciativë synon të promovojë respektin ndaj arbitrave në gjithë komunitetin e futbollit, si dhe të frymëzojë brezat e rinj përmes modeleve pozitivë që mishërojnë përkushtim, integritet dhe standarde të larta profesionale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme