Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Ekonomi | 2 muaj më parë

Vijon zbatimi i skemës së kompensimit të fermerëve përmes mekanizmit të autofaturave. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, gjatë periudhës 1 korrik-31 gusht 2026 janë administruar 4,104 aplikime online për kompensim.

Nga totali i aplikimeve, 2,906 janë miratuar, ndërsa 1,016 aplikime vijojnë të jenë në proces shqyrtimi. Kompensimi i parashikuar në masën 10% kap një vlerë totale prej rreth 10 milionë eurosh.

Skema synon të sigurojë mbështetjen financiare për fermerët nëpërmjet një procedure të standardizuar dhe të administruar në mënyrë elektronike. Aplikimet për kompensim kryhen online përmes platformës e-Filing.

Administrata Tatimore u kujton fermerëve se kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike për përfitimin e kompensimit që u takon. Procesi i aplikimit dhe shqyrtimit vijon në kuadër të zbatimit të skemës së kompensimit për fermerët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme