Komunitetit Politik Evropian, Zelenski: Tregoni vullnet kolektiv për të ndaluar Putinin

Botë | 2 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy) i është drejtuar me një fjalim samitit të Komunitetit Politik Evropian duke iu drejtuar 44 liderëve evropianë, i ka drejtuar p[yetjen nëse Evropa do t’i dorëzohet “tiranëve”?

“A do të jetë Europa një kontinent që as nuk dorëzohet dhe as nuk u shet tiranëve? A do të jetë i juaji një kontinent kombesh dhe komunitetesh? … Ne do të shohim se sa trimëria e gjeneratave të mëparshme ka fituar për ne dhe ka siguruar këtë Evropë për ne … dhe fëmijët tanë.”, tha Zelenski.

Presidenti u shpreh se sa më efektive të jetë mbrojtja ajrore e Ukrainës, aq më i pafuqishëm do të jetë Vladimir Putin dhe më shumë gjasa do ketë Rusia për të kërkuar vendosjen e paqes.

“Më shumë vende lëshimi për raketat e Rusisë që synojnë civilët ukrainas do të shkatërrohen dhe më shumë nga aftësia e saj për të vazhduar luftën”, argumentoi ai.

Presidenti ukrainas u kërkoi liderëve të Evropës që të tregojnë vullnet kolektiv për të ndërmarrë këto hapa për të ndihmuar në ndalimin e agresionit të Rusisë.

Më tej, Zelenski falënderoi liderët që mbështesin Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kjo dëshmon se edhe në rrethanat më të vështira, BE mund t’i mbajë premtimet e saj,” thotë ai.

Ai gjithashtu falënderon ata që mbështesin përpjekjen e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe ata që ndihmuan në organizimin e Samitit të parë të Paqes në Ukrainë.

“Ishte një sukses për të gjithë ata që duan një fund të drejtë të kësaj lufte,” shton ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme