Konferenca e kryetarëve vendos: Më 9 qershor votohet për shkarkimin e Metës

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën e seancës se kur do të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.
Më 28 maj, komisioni hetimor miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.
Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




