Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj, Balla: Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Politikë | 5 muaj më parë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila do të zhvillohet më 26 maj në Bruksel.

Balla deklaron se Shqipëria Europiane është një histori suksesi e cila sipas tij, po ndërtohet me vision, punë dhe përkushtim.

“Urime çdo shqiptari e shqiptareje në atdhe dhe në diasporë, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.

FORCA SHQIPERIA JONË”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme