Konferencë në universitetin “Fan Noli”, shumëgjuhësia, inovacioni e digjitalizimi në politikat europiane

Në universitetin “Fan Noli” të Korçës është çelur konferenca e dytë ndërkombëtare me tematika të shumëgjuhësisë, inovacionit e digjitalizimit në kuadrin e politikave europiane.
Të ftuar kanë qenë kërkues, mësues, studentë nga treva të ndryshme shqiptare dhe të huaja duke prezantuar ekspertizat, kërkimet e risitë në fushën e edukimit duke e gërshetuar këtë me të rejat në fushën e teknologjisë.
Dr. Juliana Çyfeku, Pedagoge në Departamentin e Gjuhëve të Huaja u shpreh se mësimi po gërshetohet më shumë me të rejat e teknologjisë dhe zhvillimet e fundit.
“Jemi mbështetur mbi guidat e Ramzës të cilat kërkojnë që studentët tanë të kenë aftësi multigjuhëore, të jenë të aftë për tregun e punës dhe kjo konferencë ka sjellë sot kërkues, studiues, të cilët kanë sjellë kërkimet dhe risitë e tyre. Mësimi po gërshetohet më shumë me të rejat e teknologjisë dhe zhvillimet e fundit”, tha Çyfeku.
Kjo konferencë ndërkombëtare ka qenë e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Edukimit, pranë Universitetit Fan Noli në Korçë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




