Konferencë për trashëgiminë etnobotanike, prezantohen rezultatet e projektit kërkimor në Kolonjë

Kulturë | 4 muaj më parë

Në Bibliotekën “Skënder Luarasi” në Ersekë u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në bashkinë e Kolonjës”, një nismë e realizuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Universiteti i Tiranës dhe Bashkia Kolonjë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e projektit, duke vënë në dukje rëndësinë e dokumentimit të njohurive tradicionale për ruajtjen e biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore të zonës.

“Pavarësisht se ne kemi arritur të evidentojmë rreth  248 bimë me përdorim ednobotanik, zona e Kolonjës është mjaft e pasur dhe do të ishte mirë që të vazhdonte studimi”, tha Prof. Dr. Robert Damo Pedagog në Fakultetin e Bujqësisë.

“Ky biodiversitet kulturor është shumë i rëndësishëm për zonën, jo thjesht edhe vetëm për ruajtjen e traditave, por edhe për mundësinë që u jep banorëve të përfshihen në mënyrë praktike për zhvillimin e zonës së tyre”, tha . Prof. As. Dr. Anila Saraçi, Pedagoge në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe kumtesa mbi përdorimet tradicionale të bimëve, biodiversitetin kulturor dhe vlerat gjuhësore që lidhen me to. Studiuesit theksuan se dokumentimi i këtyre njohurive ndihmon në ruajtjen e identitetit lokal dhe përcjelljen e tij te brezat e rinj.

Pjesëmarrësit e vlerësuan projektin si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes kërkimit shkencor, institucioneve vendore dhe komunitetit, me ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe promovimin e pasurive natyrore e kulturore të Kolonjës.

Gazetare Xhensila Lazi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme