Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mesditën e sotme në lagjen 14 të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Demokracia”.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku si pasojë është plagosur në qafë 42-vjeçari me inicialet R.J.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se është përdorur një thikë e vogël dhe bluzat e bardha po ndërhyjnë për heqjen e saj nga qafa e të plagosurit.

Autori i dyshuar, 54-vjeçari me inicialet G.R., është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa dyshohet si i plagosuri ashtu edhe autori kanë probleme të shëndetit mendor.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme