Konispol, banorët investojnë në pika grumbullimi për agrumet

Në fshatin Xarrë i Konispolit fermeri Pëllumb Saliu ka hapur një pike grumbullimi për të mbledhur agrumet e mbi 100 fermerëve të kësaj zone. Ai i eksporton prodhimet e vendasve duke ju krijuar atyre lehtësi për të tregtuar prodhimin e tyre.
“Nevoja për të gjetur dhe për të tërhequr qoftë prodhimin tim sepse unë jam dhe fermer vet, qoftë dhe të gjithë fermerëve mua më shtyhu që të hap këtë pikë grumbullimi. U ka ardhur shumë në ndihmë fermerëve se ne bëjmë kontrata dhe gjejmë vendin e tregun dhe ato kanë të sigurt shitjen. ”, u shpreh fermeri Pëllumb Saliu.
Kjo është stina që fermerët në Konispol kanë nisur vjeljen e agrumeve. Edhe pse është ende pak herët pohon administratori i kësaj pike grumbullimi sërish kërkesat për to janë të larta.
“Kjo periudhë përkon me vjeljen e agrumeve, aktualisht jemi pak herët, akoma prodhimi nuk ka ardhur mirë sepse Kosova dhe tregu jashtë na i kërkon më të kuqe por kërkesë ka”, tha fermeri.
Kjo nuk është pika e vetme e grumbullimit që funksionon në Konispol për mbledhjen e agrumeve dhe tregtimin e tyre. Banorët duket se e shikojnë këtë si një mundësi të mirë jo vetëm për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve por edhe për vetëpunësimin e tyre pasi zona e Konispolit s’quhet në sektorin e bujqësisë.
Gazetare: B. Gjyli
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




