Konkursi në Universitetin e Arteve, bie numri i aplikantëve, shkak mungesa e shkollave artistike

Sociale | 2 vite më parë

Pas 3 ditësh, u mbyll  këtë të mërkurë konkursi  i pranimit për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë Bachelor në Universitetin e  Arteve. Dekani i Fakultetit i Arteve te bukura Artan Peqini , në një intervistë për RTSH  thotë se çdo vit ka një rënie të numrit të aplikantëve.

“Sot mbyllet faza konkrete, komisionet janë në punë për të përfunduar vlerësimet. Trendi është në rënie”, u shpreh Dekani Artan Peqini.

Sipas Peqinit një prej faktorëve kryesor që ka çuar në ulje të numrit të studentëve në këtë Universitet është edhe mungesa e shkollave artistike në rrethe.

“Në momentin  që nuk ka shkolla të mesme artistike nga rrethet e vendit do të thotë që edhe burimi apo lënda e parë që janë nxënësit fillojnë dhe mungojnë dhe këtë peshë aktualisht këtë vit e mban vetëm liceu artistik i Tiranës “, tha Peqini.

Konkursi do të ketë edhe një raund të dytë dhe të tretë  për kandidatët nga trojet shqiptare të cilët dëshirojnë të zhvillojnë studimet në Universitetin e Arteve.

Pranimet në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve të Tiranës për vitin e ri akademik 2024-2025 bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore, si dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme