Konservatorizmi në Shqipëri, Enri Çeno: Nuk është tkurrur, flladi i ndryshimeve do të vijë

Politikë | 1 vit më parë

Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, ishte i pranishëm në emisionin “Një Shqipëri” me drejtues dhe autor Mentor Nazarkon, ku foli për të djathtën në vendin tonë.

Ai tha se konservatorizmi në Shqipëri jo vetëm që nuk është tkurrur, por ka të rinj që flasin për të.

“Konservatorizmi është një pjesë e gjerë. Ti je mbështetës i disa parimeve. Një nga parimet bazë është tregu i lirë, tregu i lirë i mendimit. Në Shqipëri, gjërat tek populli shqiptar kanë ndodhur gjithnjë me vonesë. Jemi shkëputur të fundit nga Perandoria Osmane. Të fundit që jemi shkëputur nga blloku komunist. Ky fllad do të vijë. Ndryshimi ndodh nga brenda. Unë besoj tek vlerat e së djathtës,” tha Çeno.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme