Kopshtet dhe çerdhet në Kukës po përfundojnë, vijojnë regjistrimet

Godinat e kopshteve e çerdheve në Kukës po përgatiten për të mirëpritur fëmijët në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Albana Elezaj, drejtoreshë e arsimit parashkollor në Bashkinë Kukës, thotë se punonjësit e shërbimeve publike po punojnë për të bërë gati ambientet e kopshteve dhe çerdheve
Edhe pse pothuajse regjistrimi i fëmijëve është mbyllur sipas drejtoreshës Elezaj procesi vijon për plotësimin e kërkesave në rritje të prindërve.
Kujtojmë se kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë Kukës kanë qenë të hapura përgjatë gjithë muajve të verës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




