Korça e gjelbër në çdo stinë, pavarësisht të nxehtit, hapësirat publike mbeten të shëndetshme

Sociale | 2 vite më parë

Kjo verë ka qenë e pazakontë edhe për qytetin e Korçës i cili vite më parë është dalluar nga qytetet e tjera për freskinë e temperaturat jo shumë të larta.

Pavarësisht të nxehtit të zgjatur për disa javë me radhë, me temperatura që i janë afruar edhe 40 gradëve, e gjithë bimësia në hapësirat publike në qytet vijon të ruajë freskinë e gjelbërimin.

Një gjë e tillë është arritur falë punës e përkushtimit të vazhdueshëm të punonjësve të gjelbërimit në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Korçë, të cilët kujdesen çdo ditë për ujitjen e parqeve e lulishteve, si dhe për mirëmbajtjen e tyre.

Por nga ana tjetër mjaft të rëndësishme janë edhe investimet e viteve të fundit për hapjen e puseve e instalimin e hidrantëve në të gjitha këto zona:

Korça është një qytet që ia vlen të vizitohet në këto ditë të nxehta vere, jo vetëm për mikpritjen, kulinarinë e historinë e saj, por edhe për pastërtinë e gjelbërimin që të çlodh sytë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme