Korçë – Studentët e rinj të “Fan Nolit” kërkojnë masterin e “Etikës dhe lidershipit

Sociale | 2 vite më parë

390 studentë janë regjistruar për të ndjekur studimet master në universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Artur Prifti, drejtori i Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, tregon për programet që kanë patur më tepër interes, ku edhe këtë vit numrin më të lartë të studentëve e ka patur masteri i shkencave “Etika dhe Lidershipi”.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Kurrikulës dhe Vlerësimit Institucional, Artur Prifti, interes këtë vit ka patur edhe për masterat e mësuesisë.

“Këtë vit masterat janë të përafruara që do të thotë që janë njësuar me të gjitha masterat në Shqipëri. Janë mastera shkencor të cilët patën goxha sukses pasi pati studentët që vijojnë studimet master, por gjithashtu edhe të punësuar që nisin master”, tha Prifti.  

Universiteti i Korçës ofron 26 programe studimi të ciklit të dytë mes të cilave 15 mastera profesionalë dhe 11 mastera shkencorë.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme