KQZ-ja takon zyrtarë të zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës: Mundësi për të ndërtuar një komunikim rajonal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti të mërkurën përfaqësues nga KQZ e Bosnjë-Hercegovinës, përfaqësues nga Drejtoria e Gjendjes Civile dhe Autoriteti i Ruajtjes së të Dhënave Personale, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Sarajevë.
Vizita studimore dyditore, sipas një njoftimi për shtyp, tregoi edhe një herë se sa e rëndësishme është rritja e frekuencës së komunikimeve dhe shkëmbimeve të përvojave, për të qenë më të përgatitur për sfidat e ardhshme zgjedhore.
“Në mënyrë të ngjashme, ky aktivitet do të shërbejë si një mundësi për të ndërtuar një komunikim rajonal dhe për të lidhur KQZ-në e Shqipërisë me KQZ-të e tjera në rajon. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të siguruar një mbështetje reciproke.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




