KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme kërkojnë kohë dhe organizim të kujdesshëm.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ai tha se data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 7 qershori, ndërsa shtoi se çështja e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ.
“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, tha Radoniqi.
Sipas tij, procesi zgjedhor kërkon organizim të plotë dhe vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve i takon ushtrueses së detyrës së presidentes.
Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




