KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përjashton PD-në e Berishës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka regjistruar si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 Majit koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”, por ka përjashtuar nga ky koalicion PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha.
Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ Indrit Sefa kishte deklaruar se nuk kishte asnjë vullnet të PD-së zyrtare për tu regjistruar në asnjë koalicion.
Po ashtu Celibashi ka zbatuar vendimin e marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve lidhur me regjistrimin e PD-së si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 majit me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë.
Më herët Celibashi ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit edhe koalicionin Aleanca Liberale e Djathtë me pjesëmarrëse partitë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Bashkimi Demokrat.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



