Kraja: Qeveri teknike para zgjedhjeve të ardhshme

I ftuar në 3D Akil Kraja i PD komentoi idenë e krijimit të një qeverie teknike para zgjedhjeve të reja të përgjithshme.
Sipas tij rruga drejt një qeverie teknike është e pashmangshme. Zoti Kraja solli përvojën që apo aplikon aktualisht Maqedonia e Veriut.
Zoti Kraja tha që qeveria teknike është standart rajonal, por drejtuesi i emisionit Dudushi tha se kjo zbatohet vetëm në Maqedoni.
Ata ju referuan krijimit të qeverisë teknike në vitin 2017 duke këmbëngulur në idetë e tyre kontradiktore. Zoti Kraja mbroi qeverinë teknike ndërsa Dudushi të kundërtën.
Për zoti Kraja kryeministri Rama po tërhiqet përballë një aksioni opozitar që synon ti japi fund tjetërsimit të demokracise shqiptare. Më në fund në demokracinë shqiptare ka një “kontrollo dhe balanco” e cila ushtron presion të mjaftueshëm që Edi Rama të tërhiqet. “Opozita është të përfaqësojë shqiptarët. Kjo është fitorja! ” tha Akil Rama.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




