Kremlini kërcënon me sulme hakmarrëse dhe armë bërthamore, anëtarët e rinj të NATO

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar kërcënime kundër vendeve që janë bashkuar së fundmi në NATO, duke pretenduar se ato janë bërë automatikisht objektiva për forcat e armatosura ruse, “duke përfshirë sulme të mundshme hakmarrëse dhe madje edhe komponentë bërthamorë”.
Medvedev tha se vende të tilla si Finlanda dhe Suedia, përpara se të bashkoheshin me NATO-n, gëzonin “privilegje të caktuara ndërkombëtare për shkak të pozicionit të tyre gjeopolitik dhe shumë faktorëve të tjerë”.
“Por tani ata janë pjesë e një blloku armiqësor ndaj nesh, që do të thotë se ato janë bërë automatikisht shënjestra për forcat tona të armatosura, duke përfshirë sulme të mundshme hakmarrëse dhe madje edhe një komponent bërthamor, ose masa parandaluese brenda kornizës së doktrinës ushtarake. Ata thjesht kanë përfunduar në shënjestrën e forcave tona të armatosura. A është bërë jeta më e mirë për ta? Jo! Këto janë lojëra politike”, u shpreh Medvedev.
Më parë, Sergei Naryshkin, Drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, tha se “vendet provokuese” të përfaqësuara nga Polonia dhe shtetet baltike duhet të kuptojnë se ato do të jenë të parat që do të vuajnë si rezultat i një agresioni të mundshëm të NATO-s kundër Shtetit të Unionit të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve baltike kanë paralajmëruar se një armëpushim në Ukrainë do të rriste ndjeshëm kërcënimin e sigurisë në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




