Kreu i SPAK: Nuk na shqetëson politika, por krimi

Aktualitet | 3 vite më parë

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani duke folur për sfidat e institucionit që drejton ngriti shqetësimin për presionin ne rritje qe po i bëhet prokurorëve nga krimi i organizuar.

Sipas tij puna e SPAK nuk intimidohet nga retorika e politikës.

“𝘕𝘶𝘬 𝘴𝘩𝘲𝘦𝘵ë𝘴𝘰𝘩𝘦𝘮𝘪 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘰𝘭𝘪𝘵𝘪𝘬 𝘱𝘰𝘳 𝘫𝘦𝘮𝘪 𝘵ë 𝘴𝘩𝘲𝘦𝘵ë𝘴𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘯ë 𝘳𝘳𝘪𝘵𝘫𝘦 𝘪 𝘬𝘳𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘪𝘻𝘶𝘢𝘳. 𝘚𝘪𝘨𝘶𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵, 𝘵𝘳𝘶𝘱𝘢 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘬𝘶𝘳𝘰𝘳ë𝘷𝘦 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘦 𝘱ë𝘳𝘨𝘢𝘵𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘱ë𝘳 𝘵’𝘪 𝘱ë𝘳𝘣𝘢𝘭𝘭𝘶𝘢𝘳 𝘬ë𝘵𝘰 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦”, tha Dumani.

Drejtuesi i SPAK gjithashtu vlerësoi median si një partner të rëndësishëm të SPAK-ut, nga e cila kanë marrë shkas shumë hetime, si dhe theksoi nevojën për vigjilencë ndaj përpjekjeve të krimit të organizuar për të ndërhyrë në media. 

Sa i përket kontrollit të SPAK, Dumani theksoi se veprimtaria e SPAK, është subjekt i kontrollit dhe llogaridhënies në shumë procese çka e bën SPAK një nga institucionet e pavarura më të monitoruara.

Këto deklarata, Dumani i dha gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim.  

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme