Krim në familje në Shkodër, burri vret gruan me çifte, arrestohet nga policia

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se autori 64-vjeçar Sh. Ziçi ka qëlluar për vdekje me çifte bashkëshorten e tij 54-vjeçare B.Ziçi.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pranë banesës së çiftit, në zonën e Unazës Lindore të qytetit. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndëra blutë e Shkodrës kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme