Krime lufte në Ukrainë, urdhër-arrest për Shefin Ushtarak rus dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes

Botë | 2 vite më parë

Gjykata penale ndërkombëtare ka lëshuar ​​urdhër-arrest këtë të martë për ish-Ministrin rus të Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të saj Ushtarak për sulmin ndaj objektivave civilë në Ukrainë.

Gjykata akuzon ish-Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe Shefin e Shtabit, Valery Gerasimov për krime lufte dhe krim kundër njerëzimit për akte çnjerëzore.

Gjyqtarët që miratuan kërkesën e prokurorëve për urdhër-arrest thanë se të dyshuarit akuzohen për akte çnjerëzore sepse ka prova se ata “shkaktuan qëllimisht vuajtje të mëdha ose lëndime të rënda në trup ose në shëndetin mendor ose fizik” të civilëve në Ukrainë.

Gjykata tha në një deklaratë se urdhrat u lëshuan sepse gjyqtarët konsideruan se kishte arsye për të besuar se Shoigu dhe Gerasimov janë përgjegjës për “sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës” nga 10 tetori 2022, deri në të paktën më 9 mars 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme