Krimi tek adoleshentët dhe të miturit, në Elbasan vetëm për këtë vit raportohen 70 raste

Rastet e përfshirjes së të miturve dhe adoleshentëve në vepra të ndryshme penale në Elbasan, ku më të zakonshmet janë armëmbajtja pa leje dhe shitja e prodhimi i lëndëve narkotike, janë bërë shqetësuese për mjedisin social dhe organet ligjzbatuese.
Sipas avokatëve rastet e rritura janë derivate të mjedisit dhe komunitetit të cilit ata i përkasin.
Nga ana tjetër psikologët vërejnë se një prej shkaqeve të përfshirjes së këtyre moshave në vepra penale mbetet familja, pasi prindërit shpesh janë të dhënë pas të ardhurave duke lënë një boshllëk të madh emocional tek fëmijët, ku këta të fundit përpiqen ta mbushin diku tjetër. Por jo pak rol kanë edhe rrjetet sociale ku herë -herë ndeshen motivet e dhunës.
Sjellja e adoleshenteve apo e minorenëve ne qarkun e Elbasanit po behet akoma dhe me e rrezikshme. Zënkat ne rrjetet sociale apo edhe në rrugë kanë sjellë përballje deri në humbje të jetës.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




