Kritikët kryqëzojnë Lionel Messi-n, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”

Lionel Messi nuk e mbylli ashtu siç donte Kupën e Botës 2026. Përkundrazi, nuk la asnjë shenjë në finalen e humbur kundër Spanjës, duke u dhënë kështu mundësinë kritikëve të tij që të ngrenë zërin.
Ylli argjentinas e udhëhoqi skuadrën deri në finale, por Spanja ishte e papërballueshme. Kritikët e Lionel Messi-t bazohen te dy statistika në veçanti: 5 finalet e humbura nga 8 të luajtura me “Albiceleste” dhe golat e realizuar në Botërorin 2026.
Vërtet Leo shënoi 8 gola në këtë Kupë Bote, por të gjithë ndaj kombëtareve jashtë 20-shes së parë të renditjes, si Algjeria, Austria, Jordania, Kepi i Gjelbër dhe Egjipti.
Për t’u rikthyer te 8 finalet e luajtura me Argjentinën (5 në Kupën e Amerikës dhe 3 në Kupën e Botës), 39-vjeçari ka mbetur “thatë”, me përjashtim të “Finalissima” të fituar kundër Francës në 2022-shin, ku Messi la shenjë me një dopietë. Ky është një tjetër detaj që ushqen kritikat kundër “Pleshtit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




