Kritikoi Izraelin për luftën në Gaza, Tel Avivi refuzon vizitën e kryediplomatit evropian Josep Borrell

Botë | 2 vite më parë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Izrael. Njoftimi vjen ndërsa Borrell zhvilloi një turne bisedimesh në Egjipt dhe Liban  mbi tensionet aktuale rajonale mbi luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazas.

Media izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se Borrell vendosi të anulojë vizitën e tij në Tel Aviv pasi ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz refuzoi ta lejonte atë. Borrell njoftoi planet e tij për të vizituar Izraelin më 14-15 shtator, por Tel Avivi i kërkoi që të shtyjë vizitën për në fund të tetorit, e cila do të vinte pas përfundimit të mandatit të tij në Bruksel.

Borrell ka qenë nën kritikat izraelite për thirrjen e tij për vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Ben-Gvir dhe ministrit të Financave për mesazhet e tyre të urrejtjes kundër palestinezëve.

Diplomati evropian shprehu zemërimin e tij të enjten për sulmet ajrore izraelite në një shkollë të OKB-së që la dhjetra të vdekur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës një ditë më parë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme