Kriza e City-t, përfiton Liverpool

Angli | 2 vite më parë

Misioni i kryer. Liverpool shkon në pesë pikë nga Manchester City, i vetëm në krye të Premier League. Përcaktues ka qenë triumfi i mbrëmjes së sotme ndaj Aston Vilës, duke e mposhtur me rezultatin 2-0 me Darëin Nunez dhe Mo Salah, dy protagonistët e padiskutueshëm të ndeshjes.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për të kuqtë, por asnjëherë nuk pati përshtypje se mund ta pësonin. Sukses i një rëndësie të madhe për Arne Slot, i cili nuk ndalet kurrë dhe shënon fitoren e tij të katërt radhazi. Seria e pamposhtur u zgjat në 13. ‘Villains’ mbeten të mbërthyer në vendin e pestë me 18 pikë, me rrezikun për t’u kaluar nga Tottenham.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme