Kroacia kundër Orsatos: Një nga gjyqtarët më të dobët, penallti

Argjentinë-Kroaci, gjysmëfinalja e Botërorit 2022, nuk përfundon me bilbilin e trefishtë. Pas fitores së pastër të Albicelestes, në fakt, kroatët drejtuan gishtin nga Orsato, gjyqtari I sfidë s. “Kemi luajtur mirë pë r një periudhë kohe, deri në momentin e dhë nies së penalltisë , që pë r mua nuk ishte. Alvarez gjuajti dhe goditi portierin tonë , – deklaroi Modric -. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos flasë sh. Orsato është një nga më të këqinjtë që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar ndeshjet e mia shumë herë dhe nuk kam kujtime të mira për të. Është një fatkeqësi. Urime Argjentinës, por penalltia e parë na vrau”, shtoi kapiteni i Kroacisë.
Deklarata shumë të rënda, të cilave u bëjnë jehonë edhe fjalët e shqiptuara nga arbitri kroat Bruno Mari menjëherë pas gjysmëfinales së Botërorit në Katar. “Argjentina është me të vërtetë favorite dhe vendimi i marrë në minutën e 32-të gjithashtu shkon në atë drejtim, sepse kjo penallti nuk ekzistonte, Livakovic nuk bëri një faull”, shpjegoi ai për Sportske Novosti.
“Mund të ishte vetëm një faull ndaj portieri dhe mua më vjen keq që jam dëshmitar i një vendimi të jashtëzakonshëm, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat, nga arbitri Orsato. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme. Edhe nëse nuk jam një person që besoj në teoritë konspirative, duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim”, shtoi ai, duke iu referuar hidhërimit të fortë të mbrojtësit portugez në lidhje me drejtimin e ndeshjes kundër Marokut ng arbitri argjentinas Facundo Tello.
“Është e papranueshme të kesh një arbitr argjentinas pas asaj që ndodhi dje. Ata mund t’i japin titullin direkt Messit”, kishte deklaruar Pepe pas eliminimit të tij nga Botërori, duke ngjallur polemika të mëdha dhe duke insinuar favorizime ndaj Albiceleste.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



