Kroçera “Silver Whisper” me 383 turistë mbërrin në portin e Vlorës

Porti i Vlorës ka pritur mëngjesin e kësaj të hënën anijen kroçere ‘SILVER WHISPER’ e cila mbërriti me 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme si Amerika, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja.
Anija kroçere është nisur nga porti i Barit-Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00 dhe më pas do të ketë destinacion portin e Galipolit – Itali.
Pasagjerët e anijes do të kenë mundësinë të vizitojnë disa prej pikave turistike më të njohura të Vlorës.
Çdo vit vjen duke u shtuar numri i kroçerave që vizitojnë portin e Vlorës. Fluksi i vizitorëve me kroçera lidhet me plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.
Anija kroçera ‘Silver Whisper’ është një nga dy anijet e klasit Millennium të linjës së lundrimit luksoze Silversea.
Ajo u vu në punë në vitin 2001 dhe iu nënshtrua një rinovimi të thellë në vitin 2018, duke u kthyer në një anije elegante dhe moderne.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



