Krujë- Shpërthim me lëndë plasëse para një biznesi, Policia: Nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrjen e një biznesi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.
“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




