Kryeministri Rama bën bilancin e një vit dhe uron shqiptarët

Një ditë para përfundimit të vitit 2020, kryeministri Edi Rama, ka bërë bilancin e vitit 2020, të cilin e ka konsideruar një vit të vështirë, ndërsa përmend tërmetin e më pas goditjen nga pandemia e koronavirusit. Me një video në facebook, Rama falënderon të gjithë njerëzit që punojnë “kaq shumë” në Shqipëri, ndërsa thotë se janë ata që ja bëjnë punën më të lehtë. Kryeministri uron shqiptarët për një vit më të mirë, “siç jua do zemra e siç padyshim e meritojnë të gjithë”.
“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë, edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është më e vështira. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur çdo ditë janë të pafundme, lere pastaj bum tërmeti, bam COVID, çfarë sfidash. Por prapë se prapë, puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit. Puna më e vështirë është në duart e tyre që ndërtojnë shtëpie shkolla, e atyre pa orare e mjekëve e infermierëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor. Puna më e vështirë është e shqiptarit të zakonshëm, që punojnë e jetojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë të jashtëzakonshme pandemie, apo rimëkëmbje pas tërmetit. Shembulli i tyre ma bën punën më të lehtë, për të luftuar që të bëj më të mirën, çdo ditë në vendin tim. Të gjithë njerëzit që sot punojnë kaq shumë në Shqipëri, dua t’i falënderoj për gjithçka më japin e gjithçka i japin këtij vendi dhe ti uroj një Vit të Ri siç jua do zemra e siç padyshim e meritojnë të gjithë”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




