Kryeministri Rama në Spanjë, takim me sekretarët e Shtetit për Europën dhe Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë. Mësohet se ditën e sotme mori pjesë në takimin me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE). “Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE”)”, shkruan në rrjete sociale zoti Rama.
Ky është takimi i parë i zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Spanjë.

Shqipëria dhe Spanja kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin tregtar. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës llogariten përgjatë këtij 8-mujori rreth 22.8 miliardë lekë nga 17.1 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Ndërkohë, sipas INSTAT-it, gjatë këtij tetëmujori Shqipëria rriti eksportet drejt Spanjës me 35%. Shqipëria eksporton drejt Spanjës kryesisht minerale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme