Kryeministri Rama vizitë në Hungari, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi në ekonomi, shëndetësi e arsim

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë pune në Budapest, me ftesë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán. Zoti Rama informoi se në fokus të kësaj vizite do të jetë bashkëpunimi bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim. Po ashtu, një tjetër temë e diskutimeve do të jetë edhe ecuria e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, tha kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme