Kryeministri suedez Ulf Kristersson jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Botë | 48 minuta më parë

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara të dielën e kaluar.

“Tani është kryetari i parlamentit ai që do të udhëheqë fazën tjetër drejt një qeverie të re. Me këtë rast kërkoj që të lirohem nga detyra e kryeministrit për të lejuar që kjo punë të fillojë menjëherë”, tha Kristersson në një letër të postuar në rrjetet sociale X.

Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e qendrës së majtë, me Social Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson si forcën më të madhe, siguruan fitoren me një diferencë prej vetëm 50,359 votash.

Blloku i majtë do të ketë 176 vende në parlamentin e ri, ndërsa koalicioni trepartiak i Kristersson, së bashku me Demokratët e Suedisë, pritet të ketë 173 vende.

Demokratët e Suedisë, një parti e së djathtës radikale, pritej t’i bashkoheshin administratës pas zgjedhjeve. Të katërta partitë e krahut të djathtë formojnë të ashtuquajturin bllok Tidö.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme