Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt, BE është një oqean mundësish për të rinjtë shqiptarë

Politikë | 7 muaj më parë

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, gjatë një bashkëbisedimi me të rinj studentë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, theksoi se rruga drejt anëtarësimit nuk është vetëm përmbushje teknike e kushteve, por një transformim i thellë europian për vendin dhe qytetarët.

“Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt familjes së madhe europiane. Të qenit anëtar në BE është më shumë se përmbushja e 101 kushteve që BE i ka dorëzuar Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit. Në zemër të kësaj rruge është transformimi europian”, u shpreh Dhuka.

Ajo shtoi se integrimi hap mundësi të reja në të gjitha aspektet e jetës.

“Sipërmarrja, shkolla, siguria ushqimore, mjedisi, lëvizja, inovacioni, është një mundësi për të futur energji të reja në çdo aspekt të jetës sonë. Unë besoj se BE është një oqean mundësish drejt të cilit po shkojmë me këtë anije të gjithë bashkë”, shtoi Dhuka.

Kryenegociatorja vuri theksin tek mundësitë që hap integrimi në tregun e përbashkët europian dhe programet e Bashkimit Europian për të rinjtë. “Tregu i përbashkët i BE-së, zona europiane e arsimit të lartë, zona europiane e kërkimit, Erasmus Plus, garancia rinore, karta rinore europiane, kongresi dhe nisma të tjera plot – të gjitha këto ofrojnë programe trajnimi pranë institucioneve të BE-së dhe pranë grupit negociator. Do na duheshin 31 ditë për të mundësuar të gjitha mundësitë që vijnë nga 31 kapitujt për të cilët po punojmë. Në secilin prej këtyre kapitujve ka një mundësi për të cilën ne mund t’i japim jetë”, nënvizoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme