Kryetari i Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida: Arbitri ishte ekzekutuesi, Atletico luajti përballë UEFA-s!

Ndeshja mes Arsenal dhe Atletico-s vazhdon të bëjë që të diskutohet për shkak të disa vemdimeve që mori skuadra e gjyqtarëve nga Gjermania. Më i fundit që ka rreaguar për këtë takim ka qenë numri një i Bashkisë së Madridit, i cili nuk është përmabjtur duke akuzuar UEFA-n.
“Kur pashë shortin, mendova se do të ndesheshim me Arsenalin, por e kisha gabim pasi përballë kishim UEFA-n. UEFA e bëri të qartë se nuk e donin Atlético de Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve. Kishte vendime që tregonin qartë qëllimin për të dëmtuar Atlético-n.
Tifozët e Atlético-s janë krenarë për ekipin tonë, sepse ata nuk garuan kundër Arsenalit, por kundër UEFA-s. Mund ta mposhtësh Arsenalin për 180 minuta, por nuk mund ta mposhtësh UEFA-n. UEFA vuri në dispozicion të gjitha mekanizmat e saj që Atlético të mos kalonte, dhe gjyqtari ishte ekzekutuesi i këtij qëllimi. Gjithçka ishte me qëllim. Ne nuk mund ta mposhtnim UEFA-n, dhe ishte e pamundur ta bënim këtë”, tha José Luis Martínez-Almeida.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




