Kuartararo, i sigurt drejt titullit në Moto GP

Moto GP | 5 vite më parë

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka dënuar Korenë e Veriut për mosparaqitjen e tyre në Lojërat Olimpike të Tokios. IOC ka pezulluar Komitetin e tyre Olimpik Kombëtar deri në fund të vitit 2022, – ka njoftuar presidenti i IOC, Thomas Bach. Ky pezullim përfshin edhe mospjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme të Pekinit.

“Republika Popullore e Koresë së Veriut ishte e vetmja që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Bordi ekzekutiv i IOC vendosi të pezullojë Komitetin Olimpik të këtij shteti deri në fund të vitit 2022, si rezultat i këtij vendimi të njëanshëm,” tha Bach për një konferencë për shtyp. Koreja e Veriut ishte e vetmja nga mbi 200 Komitete Olimpike që nuk morën pjesë në Lojërat e vonuara të vitit 2020 në Japoni, dhe si rezultat ajo ka thyer rregullat e Kartës Olimpike.

Refuzimi i tyre erdhi pasi hodhën poshtë të gjitha propozimet e IOC mbi protokollet e sigurisë së koronavirusit. Bach tha se nëse një atlet i Koresë së Veriut kualifikohet për në Pekin, IOC do të marrë “një vendim të përshtatshëm në kohën e duhur”.

Me pezullimin vjen bllokimi i përhershëm i mbështetjes së IOC e cila ishte ndaluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Dhe shteti i varfër i izoluar i cili garoi në Lojërat e fundit Dimërore të mbajtura përtej kufirit Korean në Pyeongchang në 2018 do të humbasë çdo ndihmë nga IOC gjatë pezullimit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme