Kufiri Shqipëri-Mali i Zi, aplikimi i procedurave të përshpejtuara reduktojnë pritjet në Hanin e Hotit

Sociale | 2 vite më parë

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit aktualisht po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Në momentin që fluksi është i shtuar sportelet aplikojnë procedurat e përshpejtuara me qëllim shmangien e pritjeve. Turistët që hyjnë në vendin tonë janë nga vende të ndryshme, por spikasin ato sllovenë, të cilët thonë se qëllimi i tyre është për të pushuar.

 “Jemi nga Sllovenia, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, po bëjmë një turn ë disa qytete mes tyre edhe Shkodrën. Do të qëndrojmë 10 ditë”, shprehet turisti.

“Jemi nga Sllovenia është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Do të shkojmë në Sarandë për të qëndruar 5 ditë atje, mendoj se do të jetë bukur”, shprehet turistja.

Vetëm përgjatë së dielës në pikën kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit hyrë dhe dalë  35 mijë qytetarë nga të cilët 23  mijë e 420  kanë hyrë dhe rreth 11600 të tjerë kanë dalë nga vendi ynë.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme