Kukës – Fushatë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, nxitet kryerja e mamografisë

Sociale | 1 vit më parë

Muaji qershor shënon nisjen e fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në qarkun e Kukësit, në kuadër të një programi kombëtar që synon diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Aktivitetet e ndërgjegjësimit po zhvillohen në bashkëpunim me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, me qëllim informimin dhe orientimin e grave drejt kryerjes së mamografisë.

“Duke qenë se rastet po shtohen vit pas viti në rang kombëtar, në tetor të një viti më parë ka dalë urdhri që çdo muaj të ketë një muaj sensibilizues për qarqe. Muaji qershor përkon për qarkun e Kukësit. Kanë filluar takimet sensibilizuese për të ndërgjegjësuar nënat dhe gratë mbi moshën 50 plus, ose ata që janë në risk për të realizuar mamografinë pasi depistimi i hershëm shpëton jetë”, tha Nevjon Halili, shef i shërbimi i kujdesit të shëndetit parësor.

Për të kryer mamografinë, nuk nevojitet as rekomandimi nga mjeku i familjes.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm, duke e kthyer kujdesin për shëndetin në një prioritet për çdo grua.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme