Kukës, përurohet Qendra Ditore e të Moshuarve

Është rikonstruktuar dhe ka përmirësuar ndjeshëm kushtet akomoduese për qëndrimin ditor të të moshuarve. Bëhet fjalë për qendrën ditore të bashkisë Kukës për këtë kategori që frekuentohet çdo ditë me të paktën 70 të moshuar.
Rikonstruksioni u mundësua falë bashkëpunimit me ambasadën e Zvicrës dhe UNDP, përfaqësuesit e të cilëve ishin në përurimin e kësaj qendre.
Kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj tha se vëmendja e institucionit që drejton do të jetë gjithmonë në përkujdesjen e të moshuarve dhe krijimin e kushteve për to.
“Bashkia e Kukësit ka seriozitetin më të madh për të respektuar moshat e treta“, tha ai.
Për herë të parë, kjo qendër u hap rreth vitit 2010. Pensionistët dhe të moshuarit kalojnë mesatarisht 10 apo 12 orë në ditë përmes lojës së shahut, dominove, leximit të shtypit, por edhe konsumit të një caji apo kafeje.
Gazetar: Bujar Mucmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




