Kukësi gati për “Gjysmëmaratonën” – Aktivitet dyditor, mundësi promovimi për qytetin
Vetëm 1 ditë na ndan nga “Gjysmëmaratona” e Kukësit. Ekipi organizator në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Bashkinë Kukës, kanë marrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e aktivitetit që do të zhvillohet më 24 dhe 25 maj 2025 në qytetin tonë.
Ndër të tjera janë parashikuar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve. Kjo maratonë nuk është thjesht një garë është një festë për qytetin e Kukësit dhe një mundësi për ta promovuar si një qendër të aktiviteteve sportive dhe turistike.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




