Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, deklaroi në emisionin “Trialog” në RTSH se për të arritur drejtësinë europiane, gjithë shoqëria dhe pushteti gjyqësor duhet të vendosin standarde të qarta dhe të drejtë.
“Kur vjen puna për revolucionin e drejtësisë, nuk duhet të harrojmë se kur të hyjmë në BE, nuk do të hyjë vetëm ekzekutivi, por gjithë shoqëria dhe pushteti gjyqësor, dhe duhet të përcaktohet një standard. Kjo do të thotë se nesër do të hyjmë në drejtësinë europiane,” tha Kuko.
Ajo shtoi se Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian me rekorde që e krahasojnë me Rusinë, duke u shprehur për nevojën e reformave për paraburgimet e padrejta dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.
“Dhe ne nuk mund të hyjmë në BE duke pasur rekorde që na krahasojnë padrejtësisht me Rusinë, kur vjen puna për paraburgimin e padrejtë”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




