Kulla e Inglizit bëhet me orë – Bashkia e Shkodrës rikthen funksional objektin kulturor

Bashkia Shkodër ka rikthyer edhe njëherë tjetër në qendër të vëmendjes Sahatin e Inglizit. Me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci në Kullën e Inglizit në qendër të qytetit është vendosur ora simbolike e këtij objekti të trashëgimisë kulturore.
Për specialistin e monumenteve të kulturës në Bashkinë Shkodër, Petrit Bilali vendosja e orës aty ku i takon është një iniciativë për ti kthyer këtij objekti rëndësinë që ka për qytetin.
“Kulla inglizit është monument kulturë e kategorisë së parë i shpallur në vitin 1963. Puna është bërë komfor rregulla të restaurimit”, u shpreh Petrit Bilali, Specialist i Monumenteve të Kulturës, Shkodër.
Qytetarët vlerësojnë vendosjen e një tjetër Sahati në Shkodër. Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.
Gazetar: L. Kadija
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




