Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte do të përfshihen në programin kombëtar të restaurimit
Kullat shekullore përbëjnë një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Lezhë, por një pjesë e tyre ndodhen në gjendje të amortizuar.
E tillë është edhe kulla 105-vjeçare në fshatin Ishull-Lezhë, monument kulture i kategorisë së parë, e ndërtuar me mur guri nga Ded Zefi dhe e ruajtur ndër breza nga familja.
Në territorin e Bashkisë Lezhë numërohen rreth 200 kulla me vlera historike të jashtëzakonshme.
Poseduesit e këtyre kullave mund të aplikojnë për t’i kthyer ato në burim zhvillimi ekonomik, ndërsa Ministria e Kulturës dhe GIZ kanë nisur projektin për rijetëzimin e tyre.
Të dhënat e mbledhura në fazën e parë do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar restaurimi dhe promovimi të kullave si pasuri kulturore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




