Kultivim droge në ambiente të mbyllura, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie në Peqin

Aktualitet | 7 muaj më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra 7 punonjës policie, pas hetimeve disiplinore të nisura për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në dy ambiente të mbyllura në fshatin Kurtaj, Peqin, më datë 19 mars 2026.

Hetimi u krye me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të punonjësve të përfshirë, ku u konstatua “moszbatim haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale”.

Nga hetimi disiplinor u pezulluan:

Komisar Altin Gusho, Shef i Komisariatit të Policisë Peqin

Komisar Danjel Kacaniku, Shef i Krimeve në Volum, Komisariati Peqin

Nënkomisar Sefer Dushku, Specialist i Policisë Kriminale, Komisariati Peqin

Inspektor Muharrem Zylyfi, Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati Peqin

Nënkomisar Bilbil Lita, ish-shef i Komisariatit Peqin, aktualisht Shef i Komisariatit Devoll

Komisar Denis Sinani, ish-shef i Krimeve në Volum në Peqin, aktualisht Shef i Krimeve në Volum në Devoll

Inspektor Arben Koseni, ish-agjent i Policisë Kriminale në Peqin, aktualisht trupë shërbimi në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër

Masat u bënë publike nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në DPPSH me të gjithë drejtorët vendorë dhe ata të Kufirit.

Hita u ka kërkuar të gjithë drejtuesve masa të menjëhershme për të luftuar kultivimin e kanabisit, si dhe një qëndrim të rreptë ndaj çdo punonjësi policie që bëhet palë apo nuk përmbush detyrën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme