Kultura e misrit në Libohovë, Bashkia ndihmon fermerët në sistemimin e kanaleve ujitës

Kjo është periudha në të cilën fermerët e bashkisë se Libohovës po kryejnë shërbime të ndryshme për mirëmbajtjen e kulturës së misrit dhe korrjen e foragjereve kryesisht të jonxhës dhe barit të thatë.
Në këtë bashki sipas specialistit te bujqësisë, Filip Zëra, sipërfaqet e mbjella me misër janë rritur, për shkak se kjo kulturë favorizohet më tepër.
“Aktualisht fermerët po punojmë për shërbimet e kulturës së misrit, që është më kryesore në këtë zonë. Ndërkohë, po merren masa për sezonin e vaditjes”, tha Zëra.
Bashkia e Libohovës ndërkohë po punon për t’i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës me sistemimin e kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore.
Në bashkinë e Libohovës janë mbjellë me kulturën e misrit rreth 170 hektarë toke.
Gazetare: Boralda Pellumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




