Kumbulla lë fushën i dëmtuar, Barcelona fiton derbin

Nuk ka histori derbi mes Barcelonës dhe Espanjolit, që fitohet 3-1 nga skuadra e drejtuar nga Hansi Flik.
Barcelona shënon tre gola brenda 31 minutave të para të lojës me Olmon (2 gola) dhe Rafinjën. Espanjoli reagon duke shënuar në pjesën e dytë, por pa arritur që të evitojë humbjen.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 40-të të pjesës së parë. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Kumbullës, që në këto momente shqetëson trajnerin e kombëtares Silvinjo në prag të ndeshjeve vendimtare të nëntorit në Nations League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




