“Kundër Dhunës, Pro Edukimit”, ekspozitë në kuadër të Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Sociale | 2 vite më parë

“Kundër Dhunës, Pro Edukimit” ka qenë kjo tema e një ekspozite të veçantë të çelur në ambientet e bibliotekës publike “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës, organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me shkollën “Sotir Gurra”.

Kjo ekspozitë synonte të përçonte mesazhe ndërgjegjësuese kundër punës së detyruar të fëmijëve, si një ndër aktet më të shëmtuara që ndrydh personalitetin dhe kufizon zhvillimin e tyre emocional dhe shoqëror. 

Koordinatori i COD në Korçë, Ardi Karanxha se ekspozita ngjason me një koreografi.

“Kjo ekspozitë është realizuar në një mënyrë të tillë jo vetëm statike por dinamike e ngjashme me një koreografi. Kemi dhe përfshirjen e pjesëve të ndryshme letrare që do të recitohen nga fëmijët”, tha ai.  

Mësuesi i artit pamor, Bledar Duro e vlerësoi si një aktivitet të nivelit të lartë.

“Janë fëmijët ata që e kanë menduar dhe përceptuar dhe jam shumë i sigurtë që është në nivel të lartë”.  

Përmes fuqisë së imazhit ekspozita përcillte mesazhe, si ndalimi i dhunës në familje në përgjithësi dhe ai ndaj gruas në veçanti. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit kanë interpretuar edhe pjesë të ndryshme letrare për të pasuruar më tej mesazhin e kësaj dite.

Gazetare: E. Fili  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme