Kupa e Botës 2026/ FIFA zbulon se në fazën e parë të shitjes së biletave aplikuan 500 mln tifozë

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Edhe pse çmimet e biletave të fazës finale të Botërorit 2026 u konsideruan si të “kripura” nga tifozët, numri i aplikimeve gjatë fazës së parë të shjitjes tregon një tjetër realitet.

FIFA ka bërë me dije se gjatë dritares së parë të shitjes se biletave (11 dhjetor – 13 janar) numri i aplikantëve për një biletë ka qenë diçka më shumë se 500 milionë.

FIFA ka zbuluar se shtetet më aktive në këtë drejtim ishin SHBA, Meksika dhe Kanadaja, të cilat janë edhe vendet organizatore. Menjëherë pas tyre vijnë Gjermania, Anglia, Brazili, Spanja, Portugalia, Argjentina dhe Kolumbia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme