Kupa e Botës, Irani: Gati për të marrë pjesë

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Irani thotë se është plotësisht i përgatitur që ekipi i tij kombëtar i futbollit të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani i tha transmetuesit shtetëror IRIB se Ministria e Sportit dhe Çështjeve të Rinisë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrjen e ekipit.

Këto fjalë e shkatërrojnë plotësisht ëndrrën e Italisë për një ndryshim kursi, dhe vijnë vetëm një ditë pas atyre të Ministrit të Sportit dhe Rinisë të vendit, Ahmad Donyamali, i cili e kishte mbajtur pjesëmarrjen e Iranit në diskutim: “Detyra jonë është të përgatisim ekipin dhe të organizojmë kampe dhe seanca stërvitore. Duke pasur parasysh situatën, vendimi përfundimtar i takon qeverisë. Lojtarët janë planifikuar të shkojnë në një kamp stërvitor pranë vendit më 21 maj, ku do të qëndrojnë për 7-8 ditë. Nëse kushtet janë të tilla që garantojnë sigurinë e lojtarëve tanë dhe nëse vendi pritës ndalon provokimet e tij, ne do të marrim pjesë në Kupën e Botës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme