Kupa e Botës në Futsall/ Shqipëria luan në shtëpi, FSHF organizon në prill turneun paraeliminator të grupit E

Në muajin prill 2026, Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë turneun paraeliminator të vlefshme për Kupë e Botës në Futsall, ku Shqipëria është pjesë e grupit E dhe do të përballet me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.
Turneu paraeliminator do të zhvillohet nga data 9 deri më 12 prill 2026 dhe Federata e Futbollit ka fituar të drejtën për të organizuar këtë mini-turne në Shqipëri. Të gjitha ndeshjet do të luhen në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
Një lajm shumë pozitiv për Kombëtaren shqiptare, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, e cila do të ketë pranë mbështetjen e tifozëve për të tentuar kualifikimin në raundin kryesor. Për të arritur këtë objektiv, mjafton që Shqipëria të renditet në dy vendet e para të grupit.
Ndeshjet e para të grupit në Parkun Olimpik “Feti Borova” do të luhen më 9 prill. Takimet e dyta janë programuar më 10 prill, ndërsa ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 12 prill.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




